Pamela: Nuk kam pranuar të marrë pjesë në orgji! - (Foto)

Showbiz March 02, 2018 - 13:19

Njëra nga biondinat më të famshme të Hollivudit, Pemala Anderson, gjatë një interviste televizive, ka rrëfyer gjëra interesante nga jeta e saj, sidomos kur ishte pjesë e revistës erotike ‘Playboy’, transmeron Zeri.info.

Image

“Para disa viteve kam shkuar në një aheng në vilën e Playboy-it, ku gjendeshin shtatë vajza të zhveshura. Kur janë nisur për në katin e sipërm, unë i kam ndjekur pas”, ka filluar rrëfimin Pamela. “Kam menduar se kisha ardhur në një aheng të zakonshëm dhe argëtim me modelet tjera, por shumë shpejt e kuptova se kisha gabuar”, ka shtuar ajo.

Image

E kishin befasuar koleget e saj të zhveshura, ndërsa kur kishte shkuar në katin e sipërm të vilës, e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte me Hugh Hefner dhe vajzat. “Hefner ishte i shtrirë lakuriq në shtrat dhe përreth tij ishin vajzat lakuriqe. Më shikonin mua dhe prisnin që unë dhe Hugh të fillonim të bënim seks dhe pastaj të përfshiheshin ato në orgji. Mendoja si të ikja sa më shpejtë nga aty dhe ashtu edhe ka ndodhur”, ka kujtuar Pamela skenën traumatike, shkruan me tej zeri.info.

Image

Në anën tjetër, ajo ka mohuar se ka qenë në lidhje me presidentin rus Vladimir Putin, por se ai kishte dashur shumë që ajo të shkonte në inaugurimin e tij dhe t’i dhuroj lule. “Nuk kam bërë seks me të, ndërsa nganjëherë kemi qenë bashkë në vende të njëjta”, ka deklaruar ajo./ZERI

Image