Gafa e bukuroshes së Playboy-it - (Foto)

Showbiz February 19, 2018 - 14:07

Një bukuroshe nga ballinat e revistës “Playboy”, vërtetë e ka turpëruar veten pasi është munduar të bëj një akuzë ‘anonime’ kundër kësaj reviste, transmeton Zeri.info.

Image

Manekinia kishte ngritur këtë akuzë si person N.N në gjykatën e Kalifornisë, ku ka deklaruar se kjo revistë nuk i kishte respektuar kushtet e marrëveshjes.

Image

Kjo bukuroshe kishte pranuar që të pozonte për këtë revistë vetëm nëse ajo nuk do të zhvishej tërësisht. Sipas rrëfimit të saj, me fotografët dhe redaksinë ishte marrë vesh që gjinjtë dhe pjesët intime të mbulohen përmes produksionit digjital.

Image

Mirëpo, siç ka rrëfyer ajo, “Playboy” ishte bërë i shurdhër ndaj kësaj kërkese dhe ka publikuar fotot ku i shihen majat e gjinjve.

Image

“Fotot e mia në të cilat gjendet lakuriqësi për të cilën unë nuk jam pajtuar, janë publikuar në ballinën e edicionit rumun të Playboy-it në maj të vitit 2016”, ka shkruar ajo dhe me këtë ka zbuluar identitetin e saj të vërtetë, shkruan më tej zeri.info.

Image

Në ballinën e revistës “Playboy” në majin e para dy viteve, ishte Marina Pamo, rusja e cila jeton dhe punon në Kaliforni dhe kryesisht pozon për revista që u dedikohen meshkujve. Në ueb-faqen e saj, Marina thekson se është ‘anëtare globale e shoqërisë së lartë’, e cila bukurinë e saj e ka ekspozuar nëpër vende luksoze si në Monako, Paris, Londër dhe shumë vende tjera.

Image

“E adhuroj të joshi kamerën dhe zemra ime është po aq e madhe sa edhe karakteri im. Jam pronare e fuqishme e mirësjelljes dhe dashurisë”, thekson Marina në biografinë paksa kontroverse të cilën e ka publikuar në ueb-faqen e saj.

Image

Nuk është kjo hera e parë që kjo zeshkane përfshihet në skandale të tilla që përfshijnë zhveshjen, pasi edhe në të kaluarën disa herë fotot e saj tërësisht të zhveshura, kanë përfunduar në internet, me apo pa dijen e saj./ZERI