Dua Lipa në mënyrë të veçantë uron 10-vjetorin e Pavarësisë

Showbiz February 17, 2018 - 00:29

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka pritur orën 00:00 për të uruar Kosovën dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë së saj në një mënyrë tepër të veçantë, transmeton "Zëri.info". 

Dua Lipa përmes rrjetit social "Instagram" ka postuar një fotografi e veshur me flamur të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një urim të veçantë. 

Në fotografi shihen dy Dua Lipa, njëra me flamur të Kosovës e cila e përqafon atë me flamur të Shqipërisë.

Në fund të urimit, Dua ka premtuar se do të shihemi gjatë këtij viti.

“Urime t’gjthëve 10 vjetorin e pavarësise! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetore se bashku. Kaloni sa ma mirë në këto ditë të festes. Jom shume krenare që jom Shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram. /Zëri

Image