Butrinti ia kthen shpinën njeriut që i ndihmoi, ja çka i bëri në Instagram

Showbiz February 14, 2018 - 21:57

Gjatë ditës së djeshme mediet kosovare kanë raportuar se këngëtari Butrint Imeri ka mashtruar fansat e tij sa i përket këngës ‘Xhanem’.

Sipas lajmeve të publikuara dje, thuhej se kjo këngë e Butrintit më parë ka qenë e këngëtarit Dorand Sinani, shkruan lajmi.net

Lajmet e tilla ishin bazuar në një video ku shihet Dorandd duke e kënduar pjesën e parë të këngës që është e njëjta sa i përket tekstit, ritmit dhe vijes melodie dhe që është publikuar shumë kohë para se Butrinti ta nxjerrë këngën ‘Xhanëm’.

E kjo gjë ka bërë që Dorandi të reagojë.

Ai në Instastory ka hedhur një sqarim ku tha se kënga nuk është vjedhur por se projekti  është nisur nga Dorandi i cili më pas është kontaktuar nga Butrinti dhe këngëtari Sinani ka shpreh gatishmërinë t’i ndihmojë në këtë projekt dhe më pas Butrinti e ka përfunduar në një studio tjetër muzikore. 

Pra, kuptohet se Dorandi është tekst shkruesi i pjesës në fjalë, madje ka bërë edhe vijën melodike te “Veç po du me ditë a të merr malli për mu…”.

Lajmet e tilla siç duket e kanë bërë që Butrinti,  i cili sipas një hulumtimi të bërë në Instagram, i ka hequr followin Dorandit, pra duke ia kthyer shpinën njeriut i cili i ndihmoi në këtë projekt!

Image 
Image