Showbiz

Nesër miratohet buxheti për ardhjen e Rita Orës në Kosovë

Nesër miratohet buxheti për ardhjen e Rita Orës në Kosovë
12 shkurt 2018 • 19 : 01


Këngëtarja Rita Ora do të performojë në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Nesër në mbledhjen e Qeverisë do të miratohet buxheti për ardhjen e këngëtares së njohur, Rita Ora.

Buxheti që është parapa të ndahet për këtë eveniment kap vlerën e 300 mijë eurove, shkruan lajmi.net

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net  këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, njëherësh pjesë e Këshillit Organizativ për Shënimin e 10 të Pavarësisë.

“Ky buxhet pritet të miratohet nesër dhe është vetëm një çështje procedurale. Ardhja e yllit botëror në Kosovë, ka shpenzimet e veta, dhe asnjë nga kompanitë vendore nuk mund ta kryejë organizimin pa bashkëpunimin me ndonjë kompani rajonale”, ka thënë Behramaj.

Kujtojmë se ajo përherë e ka përkrahur vendin e saj në pothuajse secilën paraqitje nëpër botë dhe me mburrje ka treguar se vjen nga Kosova./Lajmi.net/

Image

© zëri.info