Miliona dollarë për sigurimin e këmbëve

Showbiz January 23, 2018 - 09:16

Është mendim i përgjithshëm se yjet botërore pa mëshirë shpenzojnë para të shumta në tretmanët e zbukurimit, në udhëtimet ekzotike dhe në stilin luksoz të jetës, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Ata investojnë edhe në ardhmëri, prandaj shuma të mëdha parash shpenzojnë për të siguruar pjesë të caktuara të trupit. Dhe natyrisht se këtu dominojnë këmbët, të cilat vlejnë me miliona dollarë, transmeton "Zeri.info".

Këngëtarja problematike Rihanna kohë më parë i ka siguruar këmbët e saj në vlerë prej 1 milion dollarësh. Ajo në vitin 2007 kishte fituar çmimin “Gilette Venus Breeze” për këmbët më të bukura, prandaj në rast se ndodh që ajo rastësisht t’i lëndojë këmbët e saj të gjata ajo nga ky lëndim do të marrë para të majme.

Sikurse Rihanna, edhe supermodelja gjermane Heidi Klum i ka siguruar këmbët e saj të gjata për 2.2 milionë dollarë. Ajo që është interesante është fakti se njëra këmbë e saj është vlerësuar më shumë se tjetra, pasi në njërën ka një vragë, prandaj kjo këmbë nuk është e përkryer.

As këngëtaren e famshme Mariah Carey nuk e ka anashkaluar ky trend, pasi edhe ajo ka një policë të sigurimit për këmbët e saj, përcjell "Zëri". Kur në vitin 2006 ka realizuar fushatën me titull “Legz of a godes”, këmbët e saj janë siguruar me shumën marramendëse prej një miliard dollarëve, çka vetë firmës i ka sjellë publicitet të jashtëzakonshëm dhe ia ka rritur shitjet. Mirëpo polica e saj ishte kufizuar vetëm gjatë periudhës së zgjatjes së fushatës.

Jennifer Lopez ishte ndër të parat që ka promovuar bukurinë e trupit të rrumbullakët të femrave.

Image

Fillimisht ajo e kishte siguruar prapanicën e saj të bujshme për 100 milionë dollarë, për t’iu kthyer më pas edhe këmbëve të saj seksi, të cilat i ka siguruar për 27 milionë dollarë.

Edhe Kylie Minogue fillimisht kishte siguruar vithet e saj të bujshme për shifrën prej 5 milionë dollarëve, ndërsa më pas edhe këmbët e saj për një shumë prej 2 milionë dollarëve. /ZËRI/

Image

Image