Kejvina në lidhje me futbollistin e Lazios? (FOTO)

Showbiz January 19, 2018 - 14:44

Që me daljen e saj për herë të parë në “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella tërhoqi vëmendjen e publikut dhe është kthyer në një nga femrat më të komentuara të showbizit.

E teksa më së shumti është komentuar për bukurinë, format fizike e fotot që poston në rrjete sociale, edhe jeta e saj private nuk mund të anashkalohej.

Sot një koment i futbollistit të famshëm, Thomas Strakosha në foton e Kejvinës ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Thomas i ka komentuar një emoji me sytë me zemra bukuroshes në një nga fotot e saj të postuara në Instagram, ndërsa ajo ja kthen me një puthje dhe kaq është dashur që të aludohet se mes tyre po ndodh diçka. Por si qëndron e vërteta?

E kontaktuar nga “Xing.al”, Kejvina e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë. Siç duket ky koment i futbollistit ka qenë thjesht miqësor dhe asgjë më shumë.

Image