Diskriminimi gjinor, ndodh edhe në Hollywood

Showbiz January 15, 2018 - 16:19

Lajmi se aktori Mark Wahlberg ishte paguar me 1.5 milion dollarë për të rixhiruar disa skena në filmin ‘All the money in the world’, kur Christofer Plummer zëvendësoi Kevinv Spacey në vazhdën e skandalit seksual, bëri buje pak ditë më parë.

Ajo që tronditi opinionin ishte diferenca e pagesës mes aktorit dhe Michelle Williams, gjithashtu protagonistë e filmit të Ridley Scott. Për punën shtesë Williams ka marrë vetëm 80 dollarë në orë për një total prej 1 mijë dollarësh.

Pas shpërthimit të polemikave për diskriminim gjinor në Hollywood, Wahlberg njoftoi neëprofilin e tij në Twitter se të gjitha paratë qe siguroi për rikthimin në sheshxhirim, pra 1.5 milionë dollarë do të shkonin për “Times Up”, shoqate e themeluar për mbrojtjen e viktimave te abuzimeve seksuale.

Madje sipas tabloidit Deadline, agjencia e Wahlberg WME do të shtojë 500 mijë dollarë të tjera, duke e çuar totalin e donacionit ne 2 milionë dollarë.

Diskriminimi gjinor në paga është kthyer në një çështje të rëndësishme në sektorë të ndryshëm gjatë muajve të fundit. Javën që shkoi korrespondentja e BBC në Kinë, Carrei Gracie dha dorëheqjen nga posti me pretendimin se nuk paguhej njësoj si kolegët e saj meshkuj.

Media britanike u detyrua të publikonte një deklaratë ku sqaronte se nuk kishte diskriminime sistematike kundër grave në kompani.