Yjet që merren me hobe interesante

Showbiz January 15, 2018 - 10:00

Fakti se merren me aktrim apo muzikë nuk do të thotë se kjo është dashuria e vetme. Këta yje me hobit e tyre e kanë dëshmuar pikërisht këtë.

Ata tashmë janë në mesin e emrave më të mëdhenj në botën e të pasurve dhe të famës, i njohim si këngëtare dhe aktorë, por këto nuk janë të vetmet preokupime të tyre.

Gjatë kohës së lirë këta yje merren me hobi më pak të njohur dhe më pak interesant.

Njëri nga muzikantët më të mëdhenj për të gjitha kohërat, Bob Dilan, përveçqë kohën e tij të lirë e kalon duke krijuar muzikë të re, merrej edhe me një lloj tjetër të artit transmeton "Zeri.info".

Në të vërtetë Dilan bën skulptura të ndryshme nga hekuri, ndërsa vite më parë në Londër kishte edhe ekspozitë personale. Christina Hendriks njihet për rolin e saj në serinë “Meshkujt e Menhetenit”.

Por kurrë nuk do t’ia qëllonit talentit të fshehtë të saj. Aktorja e bukur e adhuron të interpretojë me harmonikë. Në njërën prej episodeve ka interpretuar me instrumentin e saj të dashur, për të cilin thotë se e ka dashur gjithmonë harmonikën, sepse është shumë romantike dhe ka tinguj të pasur.

Snoop Dogg-un shumica e njohin si një reper të famshëm, por shumë më pak njihet fakti se këngëtari është edhe trajner i futbollit amerikan. Reperi kontrovers është trajneri kryesor i ekipit “Pomon Steelers”, përcjell "Zëri".

Aktorja e famshme dhe njëherësh fituesja e çmimit “Oskar” Geena Davis përveçqë është njëra ndër personat më të mençur në Hollivud, ku shkallën e inteligjencës e ka 140 dhe është anëtare e Mensa-s, ajo e adhuron edhe shenjëtarinë.

Ajo është aq e mirë në këtë sport sa në vitin 2000 ajo ishte një gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike. Aktori i njohur Bruce Willis karrierën e ka filluar si interpretues i harmonikës së gojës në grupin e njohur R&B, “Loose Goose”.

Bruce edhe më tutje interpreton me harmonikën e gojës dhe shkon në turne me grupin e tij të ri “The Accelerators”. /ZËRI/