Agon Amiga paralajmëron këgën e re, thotë “Pi du krejt”

Showbiz January 13, 2018 - 18:28

Njëri nga të parët e Babastars, Agon Amiga sot ka bërë të ditur se e ka gati këngën e re, të cilën me sa duket do ta bëjë i vetëm.

Kënga titullohet “Pi du krejt”, dhe në trailerin që e ka publikuar sot, kënga ka ritëm interesant dhe pritet të vijë së shpejti në tregun tonë muzikor.

Mbetet të shihet nëse kënga e re e Amigës do të jetë poaq e famshme sa ajo që Amiga e ka bërë në bashkëpunim me Cozman, e cila titullohet “Shih ti kishe” e cila ka bërë bujë tek fansat e Babastars në të gjitha vendet ku ka shqiptar.

Viti i kaluar ka qenë shumë i zënë por edhe i suksesshëm për anëtarët e Babastars, duke e përfshi edhe Agonin sepse të njëtit kanë debutuar në treg me shumë hite, duke e përfshirë edhe High 4 Real, këngën e përbashkët, e cila u prit shumë mirë në publik.

 

#pidukrejt coming soon #babastars

A post shared by AGON AMIGA (@agon.amiga) on