Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, 'shpërthejnë' klikimet për këngën e Dua Lipës

Showbiz January 13, 2018 - 11:12

Pas suksesit të madh me "New Rules", Dua Lipa ka lansuar projektin e ri.

“IDGAF” titullohet kënga e re nga Dua, e cila me suksesin që po tregon në orët e para, tregon se do të rezultojë ashtu si “New Rules”,.

Për më pak se 24 orë nga publikimi, kënga “IDGAF” ka marrë mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube.

Këtij projekti, Dua ia kishte shoqëruar edhe videoklipin, realizimi i të cilit ishte goxha sfidues për të dhe këtë gjë e tregoi edhe përmes rrjeteve sociale.

“Ishte videoja më e vështirë dhe më sfiduese për filmim. U deshën 22 orë për ta xhiruar duke filluara në 06:00 dhe për ta përfunduar në 4:00 të ditës së nesërme, por ishte e dobishme. Unë jam shumë krenare, por edhe me fat. Faleminderit për dashurinë. Faleminderit të gjitha vajzave të bukura në video për punë e palodhshme që bëtë. Faleminderit @hscholfield që më ndihmove të kthej një ide në realitet, Mosaert në drejtimin artistik, Marion Motin në koreografi.  1 MILION SHIKIME NË 6 ORË!!!!!”, ka shkruar ajo në Instagram.