Citatet domethënëse të yjeve

Showbiz January 11, 2018 - 09:44

Sikur të gjithë ne, edhe personalitetet e famshme kanë qenë temë e paragjykimeve kur bëhet fjalë për pamjen fizike.

Disa sikurse Demi Lovato për shkak të këtyre paragjykimeve kanë rënë në krizë dhe kanë pasur çrregullime në të ngrënë.

Sot këto yje të mëdhenj janë më të suksesshëm se kurrë më parë, ndërsa ne ju sjellim citatet e tyre të mençura se si të tejkaloni problemet kur bëhet fjalë për dukjen.

“E kam kuptuar se secili dëshiron të ketë atë që nuk e ka. Në fund të ditës, më e rëndësishmja është ajo që je në vete dhe jo si dukesh”, janë fjalët e Selena Gomez, transmeton "Zeri.info".

“Ato gjëra që nuk e do tek vetja, siç janë nishanet dhe zbrazëtira mes dhëmbëve, janë pikërisht ato që dikujt i duken më të bukurat tek ju”, ka deklaruar Shay Mitchell.

“Natyrisht se jam e pasigurt me trupin tim. Nëse e kupton se këtë e bëjnë edhe njerëzit për të cilët mendon se janë të përkryer, atëherë do ta pranosh veten ashtu siç je”, janë fjalët e Taylor Swift, përcjell "Zëri".

“I them vetes se jam vetëm krijesë njerëzore, me mangësi. Dhe ajo jam, jo një kukull”, thotë Emma Watson.

“Bëhu krenare me atë që je. Nëse ke ndonjë pjesë të trupit që e pëlqen, tregoje me krenari”, thekson Becky G.

“Mendoj se është e rëndësishme që vajzat ta duan vetveten dhe me krenari të pranojnë trupin e tyre”, shprehet Ariana Grande.

“Njerëzit gjithmonë e kanë komentuar trupin tim. Jam e gjatë dhe thatanike. Mirëpo, kur vallëzoj ndihem mrekullueshëm”, thotë këngëtarja Zendaya.

“Më kanë thënë të operoj hundën dhe nuk jam mjaftueshëm e bukur për televizion. Tani kur e komentojmë pamjen time, unë u them: mbylleni vrimën!”, ka rrëfyer Lea Michelle, transmeton "Zëri".

“Mos ushtro vetëm pse duhet. Bëje këtë sepse trupi yt e meriton dashurinë, kujdesin dhe të jetë i shëndetshëm”, këshillon Demi Lovato.

“Duaje veten, prano mangësitë tua dhe mos lejo që mendimi i të tjerëve të gjunjëzoj. Mjafton për vetveten”, shprehet Bethany Mota.

“Është budallallëk të dukesh sipas qejfit të të tjerëve”, është këshilla e Kirsten Stewart. /ZËRI/