“Coachella” apo koncert i Beyonces

Showbiz January 08, 2018 - 08:36

Në janarin e vitit të kaluar fansat e këngëtares së njohur Beyonce u gëzuan kur u shpall lista e plotë e performuesëve në festivalin e famshëm “Coachella” sepse Bey do të performonte në fundjavën e fundit në dy net të paharrueshme.

Ama Jay Z kishte plane të tjera dhe krijuesja e “Lemonade” anuloi koncertin për shkak të shtatzënisë dhe vendin ia lëshoi Lady Gagas.

Dhe një vit më pas Beyonce do të ngjitet në skenë për të dhënë atë që supozohej të na jepte në 2017-ën, transmeton "Zeri.info".

Menjëherë pas publikimit të listës së performuesve, ku përfshihen Beyonce, The Weeknd, Eminem, etj., biletat dolën në shitje dhe brenda 3 orëve në uebfaqen e “Coachella”-s u shfaq etiketa: “Sold Out/ E shitur!”.

E gjitha kjo na kujton nisjen e turneut “The Formation World Tour”, ku brenda pak orëve stadiumet më të mëdha të Evropës, si Wembely, San Siro, Stade De France etj. dhe në Amerikën e Veriut, si LG, NRG, Met Life apo East Rutherford e Marlins Park, u shitën të gjitha.

Epo deri në prill, kur shënohet edhe 2-vjetori i “Lemonade”, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim çfarë do të na ofrojë mbretëresha B. /ZËRI/