Marina pozon për Fadil Berishën, vështirë ta njihni

Showbiz January 05, 2018 - 18:15

Një ndër femrat më të njohura të ekranit shqiptar është moderatorja Marina Vjollca.

Emri i saj u bë shumë i lakuar në mediet rozë nga momenti kur u bë e ditur se ajo ishte lidhur me reperin Getoar Selimi, shkruan lajmi.net.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë muajit shtator, në një dasmë përrallore të realizuar në Gjirin e Lalëzit në Durrës.

Së fundi, ishte pikërisht fotografi i njohur shqiptar ai i cili ka publikuar një video përmes të cilës tregon se ka realizuar një set fotografik për Marinën.

Në atë video ku janë të përmbledhura disa imazhe, moderatorja shihet krejt ndryshe, por gjithsesi shumë elegante. 

 

#the perfect face #classic beauty @marina_vjollca

A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberisha) on