Dua Lipa në përgatitje të videoklipit të ri

Showbiz January 05, 2018 - 13:37

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa shumë shpejtë do të vije me një projekt të ri muzikor, transmeton Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale.

Dua Lipa ka publikuar disa fotografi nga vendi i xhirimeve të videoklipit të saj më të ri i cili titullohet ‘IDGAF’ dhe ka bërë të ditur se projekti i saj do të publikohet më 12 janar.

Ndryshe viti 2017 i solli asaj suksesin më të madh në jetë, pasi që ajo u shpall edhe si “Këngëtarja më e mirë e re” në MTV EMA./ZERI

Image
Image
Image