Rita Ora, ashtu si e përfundoi edhe e filloi Vitin e Ri

Showbiz January 02, 2018 - 08:30

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka përmbyllur një vit me shumë suksese.

Ajo ka pasur disa turne në muzikë dhe realizoi shumë projekte, të cilat rezultuan të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Ajo ka qenë shumë herë kryetemë e medieve rozë dhe kjo për paraqitjet e saj publike, në disa raste shumë provokuese.

Madje, gjatë ditës së djeshme ajo kishte përmbledhur disa prej fotografive nudo që ka realizuar gjatë vitit që lamë pas.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka postuar disa imazhe në të cilat tregon se si ka filluar vitin 2018, e që padyshim ishte një veshje tejet provokuese. 

Image 
Image