Capital T me këngë të re

Showbiz January 01, 2018 - 21:27


Pa asnjë mëdyshje mund të themi se reperi Capital T ishte artisti më i suksesshëm gjatë vitit 2017.

Ai realizoi disa projekte radhazi të cilat rezultuan shumë të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Reperi ka vendosur që ta fillojë Vitin e Ri me një projekt të ri të cilin e realizoi si dhuratë për fansat e tij me rastin e festave.

“Kujna pi han” titullohet projekti më i ri nga Capital T, këngë të cilën e solli  vetëm në versionin audio në kuadër të “Mixtape-it” të tij me titull “Winter is here”.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin më të ri nga reperi Capital T. /Lajmi.net/