Lidhjet në estradë që u zbuluan gjatë vitit 2017

Showbiz January 01, 2018 - 17:28

Viti 2017 mund të llogaritet si një nga vitet ku shumë fytyra publike kanë gjetur dashurinë e jetës së tyre.

I vogël nuk është as numri i dasmave që kanë bërë bujë e janë përfolur gjatë gjithë këtij viti, shkruan lajmi.net

Të tilla janë dasmat e Xhensilës dhe Besit, ajo e Getit dhe Marinës, e Besnikut të NRG Band me Lolën si dhe Labit me Qendresën, duke mos e harruar as atë të Orindës me Turin, etj.

Krahas tyre, këtë vit janë zbuluar edhe shumë lidhje në estradë, ku këngëtarë e prezantuesë herë u zbuluan nga mediet e herë i kanë bërë vet publike romancat që po përjetojnë.

Po fillojmë me një nga lidhjet me të komentuara të vitit.

Mozzik këtë vit ka gjetur dashurinë përkrah një vajze të quajtur Loredana Zefi. Ajo është e lindur dhe jeton në Zvicër dhe njihet si një tekst shkurese dhe vallëtare e talentuar. Dyshja gjatë vitit kanë pasur edhe një ndarje, por duke u bashkuar më pas dhe tashmë po jetojnë ditët më të lumtura pranë njëri-tjetrit.Image

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra janë çifti i ri i krijuar në këtë vit të cilët na befasuan edhe më shumë kur morën vendimin për fejesë. Në një ceremoni private familjare, ata u fejuan dhe ndanë me ndjekësit momentet e shkëmbimit të unazave, duke shkëlqyer në ditën me më rëndësi për ta. Për Seldin kjo fejesë erdhi disa muaj pasi u nda nga Dafina Zeka kurse për Mimozën deri para fejesës nuk u pat raportuar për ndonjë lidhje.Image

Një lidhje që u komentua shumë nga mediet e që më pas ‘detyrimisht’ u pranua nga çifti i ri është ajo mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Dyshja në fjalë dolën publikisht bashkë dhe morën komente shumë të bukura nga fansat, duke thënë se po e formojnë një çift shumë të ëmbël.Image

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë çifti tjetër që dashurinë e gjeti këtë vit. Ata shpesh u kapën bashkë, madje Genci ishte prezent edhe në ditëlindjen e 21-të të Enit. Edhe pse nuk e pranuan me gojën e tyre, tashmë është bërë e ditur që ata janë bashkë. Përpos kësaj, një tjetër gjë që u komentua te ta është diferenca që kanë në moshë. Sot, Genci është 36 vjeçar kurse Eni 21 vjeçare!Image

Edhe Enis Bytyqi ka deklaruar se është shumë i dashuruar. I ftuar në emisionin ‘Mirage’, prodhim i lajmi.net, në mënyrë ekskluzive ai pati treguar se është në lidhje dashurie me një vajzë, e panjohur për publikun. Këngëtari po ashtu pati treguar se me të dashurën ishte njoftuar në një koncert ku këndoi, duke e nisur lidhjen e dashurisë dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i saj me fejesë apo martesë, shkruan lajmi.net

Një tjetër lidhje që u pranua në emisionin ‘Mirage’ edhe pse fillimin e kishte nga viti 2016 është ajo mes Gjikos dhe Elitës. Ka qenë Elita ajo që tha se ata kanë pothuajse një vit që janë së bashku. Kjo lidhje u zbulua ‘pa dashjen’ e tyre nga mediet. Sot Elita i shkon Gjikos pas kudo, madje e përcjell edhe në koncerte, duke dashur të tregojë kështu se nuk e lë vet aspak!Image

Edhe futbollistëve shqiptarë u ka buzëqeshur fati këtë vit. Është Taulant Xhaka ai i cili e ka gjetur dashurinë te një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër, e që quhet Arbnora. Taulanti lidhjen publike nuk ka shumë kohë që e ka bërë, por, ditëve të fundit ka shpeshtuar fotografitë e videot në rrjetet sociale, ku ndjekësve u tregon se me Arbnorën po e pret mëngjesin e mbrëmjen. Urojmë që çifti të jenë të lumtur gjithmonë.ImageNë këtë listë, nuk do kishte si të mungojë emri i ‘Don Zhuanit’ të  skenës, reperit Majk. Ai vitin e kaluar ishte shumë i komentuar për lidhjen e tij me Majlinda Zekën, me të cilën ka dhe një djalë. Por, sot ata i takojnë të kaluarës, pasi Majk ka nisur një tjetër romancë dashurie. Reperi është në lidhje me një vajzë që quhet Melita Nushi e që është mjaft e bukur. Çifti i ri i estradës janë kapur bashkë në muajin dhjetor dhe nuk mund të mohojnë që janë bashkë, edhe pse nuk e kanë pohuar akoma. Me gjasë, Majku edhe vitin tjetër do të jetë në të njëjtë lisë, mbase me ndonjë të dashur të re.Image

Këto ishin vetëm disa nga këto lidhje, por, nuk duhet harruar se në 2017 u zbulua edhe lidhja e Adelina Tahirit, pastaj pati edhe martesa si ajo e Angela Martinit, Monika Salihut, Leonora Poloskës, Ertila Kokës, fejesa e Afërdita Dreshajt e të tjera./Lajmi.net/