Gent Hazizi i kërkon falje publikisht Bleones

Showbiz December 19, 2017 - 12:59

I gjithë sherri nisi në emisionin argëtues “Shiko Kush Luan”.

Gent Hazizi, pasi që i martojë Bleonen dhe Flori Mumajesin u ngritën shumë dilema edhe pse gjithçka u zbulua se ishte një lojë.

Bleona ka reaguar ashpër në disa postime, ku ka ofenduar Gentin duke e quajtur atë ‘mjekër cjap’ e shumë fjalë të tjera.

Por, pas gjithë atyre ofendimeve Gent Hazizi i kërkon falje Bleonës dhe e fton në teatër për ta shikuar në komedinë e tij “Çfare do bëhem kur te rritem?”.

“Bleona Qereti: ti je ëndrra ime qe nga fëmijëria si këngëtare e madhe,je ëndrra e te gjithë shqiptareve kudo qe janë si një profesioniste e shkëlqyer e muzikës,je ëndrra e te gjithë meshkujve shqiptare për sensualitetin femëror.

Ndjese!Ndjese! Ne spektaklin “Shiko kush luan” u përmende në një loje qe emisioni ben për nder te VIP-ve. Te ftoj te kuptosh se çfarë mendoj për ty ne premierën time “Çfarë do bëhem kur te rritem?”,stand up comedy, ne Teatrin Kombetar ,ne datat 20,21,23,24,25 dhjetor ora 18 00.Tperqaf! Eja ne Teater!”, ka shkruar ai.Image

Image