Dua Lipa: Ëndrra ime u bë realitet

Showbiz December 18, 2017 - 14:08

Sukseste s’kanë të ndalur për këngëtaren kosovare, Dua Lipa e cila po shënon suksese të shumta në botë.

Kënga e saj “New Rules”, është çelësi i sukseseve të shumta që ka arrit Dua ti ketë gjatë këtij viti 2017, transmeton Zeri.info.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se do të përformojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “Brit Awards 2018”.

 “Nuk mund të besoj. Ëndrra u bë realitet, unë do të performoj në Brit Awards më 21 shkurt”, shkroi Dua në Instagram./ZERI

Image