Adelina feston ditëlindjen, mësoni sa vjet bën ajo
Sot është një ditë feste për divën shqiptare, Adelina Ismajli.
Kjo për faktin pasi që këngëtarja e famshme sot feston ditëlindjen e saj të 38-të, transmeton Gazeta Express.
Në këtë ditë të veçantë për të, Adelinës nuk i munguan as urimet e shumta nga ata të cilët e kanë mbështetur gjithmonë dhe falë tyre ajo sot njihet si njëra ndër këngëtaret më të famshme.
Bëhet fjalë për fansat e saj të cilët janë kujdesur të bëjnë një urim të veçantë për të.
Klubi i fansave të Adelinës i kanë uruar asaj ditëlindjen duke i shkruar fjalët më të mira.
“???? URIME DITËLINDJEN ADELINA ????
Disa njerëz lindin për të mos vdekur kurrë, e tillë je dhe ti DIVA jonë. Që kur ishe e vogël, u ngjite në majën e piramidës së muzikës shqipe, për të mbetur gjithmonë aty.
Nga një vogëlushe rrebele e cila do të bëhej zëri i fëmijëve shqiptarë, idol i qindra të rinjëve e deri sot një damë e vertetë që mbart mbi supet e saja mbi 30 vite karrierë.
Gjurmët e tua prej një luaneshe nuk zhduken kurrë, ti i dhe shpirt këngës, bëre atë që të tjerët as nuk guxonin ta ëndërronin, I dhurove art skenës- kjo skenë e cila do të të kërkojë gjithmonë!
Një performancë e jotja me një tekst të shkruara në tërsi nga pena juaj, dhanë gjithmonë mesazhe të qarta e të duhura.
Ti mbetesh gjithmonë revolucionarja jonë që nuk njohu kurrë frikën e "kundërshtuesve" të "mëdhenjë”, ti mbetesh gjithmonë fëmiju gjeni nga Kosova, që luftove për një ideal përmes armës tënde - këngës.
Artistja jonë, thesari ynë i çmuar, jemi falenderues Zotit që jetojmë në të njejtën kohë me ty!
Adelinë, urime ditëlindjen e madhja jonë, urojmë të festofsh gjithmonë pranë Valit e Uliksit ë, pranë gjithë atyre që nuk të braktisën kurrë!
Urojmë të jetosh sa malet dhe të jesh përherë e lumtur! - Fat e suksese në jetë , s'ta merr kurrë askush nga dora atë që ke bërë deri tani në skenë, vetëm ti munde e guxove thyerjen e tabuve.
TE DUAM PAFUNDËSISHT!
"Shumë urime për ty
Shumë urime për ty
Shumë urime për ty Adelinaaaa
Shumë urime për ty Diva jonë !"
Nga klubi i fansave të Adelinës - #AdelinaFanClub”, ishte urimi nga fansat e Adelinës.
Ndryshe, për Adelinën kjo është ditëlindja më e veçantë pasi që feston së bashku me bashkëshortin dhe djalin./Gazeta Express