Gold AG me fjalë prekëse në përvjetorin e babait të tij

Showbiz December 14, 2017 - 09:30

Reperi Arian Agushi i njohur për publikun si Gold AG, në asnjë moment të vetëm nuk e ka harruar prejardhjen e tij, por edhe dashurinë ndaj babait të tij.

Sot në përvjetorin e 25-t të vdekjes së tij, Gold AG ka prekur të gjithë fansat e tij me fjalët e tij, shkruan “Zeri.info”.

Gold AG çdo herë e ka treguar dashurinë dhe respektin që ka ndaj babait të tij, por edhe ndaj nënës së tij, e cila e rriti e vetme atë, shkruan “Zeri.info”.

Madje Ariani, babit të tij të ndjerë i ka kushtuar edhe një këngë.

Postimi i plotë i Gold AG-s:

KISHA DASHTË !!!

Kisha dashtë që i vogël ma shum me t’pa me sy

Me një dor me mpas nana e me një dor me t’mbajt ty

Kisha dashtë që bashk me nis shkollën fillore

E me të gëzu babë me notat në fletore

Kisha dashtë që shqiponjën me ta pa mu në ballë

Se e di që aty do ishe babë po t’ishe gjallë

Kisha dashtë me msu nga ti si shumë që i mësove

Eh veç Zoti e di o babë sa më mungove

Kisha dashtë me të tregu o ma i miri i ksaj bote

Se këtë karakter e kam nga zemra jote

Kisha dashtë me ty e nanën t’më shkoj jeta

Por jo nuk ankohem se Zoti i di këto janë punët e veta

Nuk ankohem jo se kështu ishte caktimi

Të Allahut jemi dhe tek Ai prap është kthimi

14.12.2017 (25 vite pa ty babi)

Image