Tregohet xhentëlmen i vërtetë

Showbiz December 14, 2017 - 09:09

Duket se aktori i famshëm George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, nuk janë gjetur mirë në rolin e prindërve.

Çifti kishte vendosur që të udhëtoj me binjakët e tyre 6-muajsh, Ella dhe Alexander, mirëpo, për shkak të qarave dhe zhurmës, ata pasagjerëve të tjerë u kanë dhuruar kufje të personalizuara.

George u kishte siguruar kufje të cilat në mënyrë të përkryer e zhdukin zhurmën nga rrethi, ndërsa në to ka shtypur logon e brendit të tekilës ‘Casamigos’, të cilën muaj më parë ia ka shitur firmës londineze ‘Diageo’, transmeton "Zeri.info".

Në kufje shkruante: “U kërkojmë falje paraprakisht”.

Kur Clooney në shtator ishte paraqitur në qilimin e kuq, shumica kishin vërejtur se ai është më i dobët dhe ka rrudha në fytyrë, sidomos nën sy.

“Unë çaj më shumë se fëmijët e mi. Qaj së paku katër herë në ditë nga rraskapitja prej pagjumësisë”, kishte deklaruar atëherë Clooney.

Për vajzën Ella kishte deklaruar se është plotësisht si e ëma, ndërsa për djalin Alexander, thotë se vetëm han dhe lëshon gazra.

George ishte njoftuar me Amalin në vitin 2013 pranë liqenit Como në Itali dhe ishte dashuri në shikim të parë.

Më pas ata kishin filluar romancën e cila ka përfunduar me martesë, ndërsa muaj më parë janë bërë edhe prindër. /ZËRI/