Dy vite burg për videospotin seksi – (Foto- Video)

Showbiz December 13, 2017 - 14:02

Siç kemi raportuar disa javë më parë, një këngëtare e re dhe bukur kishte përfunduar në pranga të policisë, për shkak të videospotit të këngës së saj, ku ajo në disa raste shihet duke simuluar seksin oral, transmeton Zeri.info.

Image

Dhe tani gjykata e Egjiptit e ka dënuar me dy vite burg këngëtaren Shaimaa Ahmed, pasi paraqitja e saj në këtë videospot, ishte konsideruar si shumë vulgare, pasi ajo kishte simuluar seksin oral me një banane dhe atë para shumë meshkujve.

Image

Ajo të martën është shpallur fajtore për nxitje seksuale dhe publikim të videos së pahijshme, duke ju shqiptuar dënimi prej dy viteve burg, sa është dënuar edhe regjisori i këtij videospoti kontrovers. Para se të arrestohej, këngëtarja 25-vjeçe u kishte kërkuar falje qytetarëve dhe pastaj e ka fshirë llogarinë e saj në Facebook.

“Nuk kam menduar se do të ndodhte kjo dhe do të sulmohesha kaq ashpër”, kishte shkruar ajo. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarët dënohen në Egjipt./ZERI