Martohet Angela Martin

Showbiz December 13, 2017 - 12:24

Modelja e famshme shqiptare, Angela Martin, është martuar mbrëmë me aktorin me prejardhje romune Dragos Savulescu, transmeton Zeri.info

Lajmin e bëri të ditur edhe dhëndri shqiptar, duke shkruar “Mbrëmë u martova me gruan më seksi në botë! Aq e pazakontë, aq çmenduri! Jeta është aq e mahnitshme dhe e bukur”,ka shkruar Dragos.

Çifti është martuar në Lasë Vegës, ndërsa në foto shihet një nuse e pazakontë me fustan nusërie të tejdukshëm me ngjyrë të zezë.

Në dasmën e dyshes ishte prezent edhe Bleona Qereti e cila ka  qenë dëshmitare e  Angela Martin dhe Dragos Savulescu./ZERIImage