Cila aktore ëndërron të bëhet reja e Shyhretes?

Showbiz December 10, 2017 - 23:04

E mirënjohura Shyhrete Behluli është ndër ato këngëtare që publiku e do prej kaq shumë vitesh, për zërin, ëmbëlsinë dhe pozitivitetin që transmeton.

Falë famës së saj, u bënë të famshme edhe të bijat, e madje edhe nusja që mund të cilësohet si personazhi më i përfolur i vitit që po e lëmë pas.E, kush nuk do të donte të ishte reja e Shyhretes? Shumë dëshirë ka shpreh përmes një skeçi humoristik edhe aktorja Flutura Gashi-Tanushi, e cila i thotë Shyhretes se do të donte shumë të bëhej nuse e djalit të saj, shkruan “Kosovarja”.

Sigurisht krejt kjo ishte në kuadrin e një skeçit të realizuar mirë, me të cilin ka qesh shumë edhe këngëtarja e njohur.
Ndryshe, Flutura Gashi është e martuar dhe nënë e një vajze.

Image
Image