Ndahet çifti i famshëm kosovar

Showbiz December 10, 2017 - 15:42

Ishte muaji maj i këtij viti kur Prive.al zbuloi se tenori shqiptar Ramë Lahaj dhe e dashura e tij, Rina Bërdynaj po kalojnë një krizë.

Vetëm pak ditë pas, kur gjërat u rregulluan, çifti zgjodhi të tallet me raportimin tonë në portal duke mohuar ndarjen.

Por, nëse mund të jenë tallur në fillim, më nuk kanë hapësirë.

Prive.al ka arritur të mësojë se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes në mënyrë definitive tash e disa muaj për të mos u rikthyer më.Rina nuk e ka shoqëruar nga Gushti tenorin nëpër koncertet e tij në botë duke e vulosur faktin se më ata dy nuk janë bashkë.
Kujtojmë se lidhja e Ramës dhe Rinës, me pauza të vogla ndërmjet, zgjati rreth një vit!

 

Image