Beko vjen me projektin e dytë: ‘Si ti’! (VIDEO)

Showbiz December 08, 2017 - 20:27

Këngëtari i ri Bekim Qemaili, më mirë i njohur me emrin artistik Beko, e ka lansuar projektin e dytë të tij: “Si ti”.

Një lloj balade, një këngë e kohërave moderne, ka nisur të pëlqehet nga publiku.

Image

Kjo është kënga e dytë e Bekos në karrierë, pas “Si ma herët”, e cila po ashtu ishte pëlqyer nga audienca.

“Këngën e dytë e ka bërë cricketbeat Cricketi. Është një këngë për një femër që e do edhe i thua të mos shkojë, por të qëndrojë me ty, sepse nuk mund ta gjesh më një femër si ajo”, tregon Beko për “Zërin”.

“Këngën e kam lansuar para një muaji. Është një baladë dhe klipi është bërë në Shtime tek pishat dhe një pjesë tjetër në Suharekë në një firmë”, vazhdoi këngëtari që jeton në Zvicër.

Image

“Publiku e ka pëqyer si baladë edhe zërin tim e kanë pëlqyer. Për projekin e dytë jam i kënaqur. Është një lloj balade dhe mua më pëlqejnë baladat shumë”, tregon ai.

Beko nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Madje, ai i ka idetë e qarta edhe rreth projektit të tretë, i cili do të publikohet në një të ardhme jo fort të largët.

Image

“Tash pritet ta sjell një këngë me më shumë ritëm dhe bas. Pra, këngën e tretë e kam bërë gati, tekstin e kam shkruar vetë kësaj radhe. Ta shohim se kur do ta përfundojmë në studio dhe më pas do ta bëj edhe klipin e këngës së tretë. Falënderoj familjen time për përkrahjen dhe po ashtu shokët e mi”, përfundoi ai.

Image

Beko ka kënduar nëpër evenimente të ndryshme ndër vite në Zvicër, mirëpo sivjet e nisi karrierën edhe zyrtarisht. Ai synon ta pushtojë tregun e muzikës, në Zvicër, në Kosovë dhe në përgjithësi në shqipëtari. /Zëri/