'Ke le për mu' rikthen Rovena Dilon në 'Kënga Magjike'

Showbiz December 05, 2017 - 10:30

Jemi në prag të festivalit "Kënga Magjike", festival ky që këtë edicion sjell një garë të fortë mes artistëve tanë.

Një këngëtare që është rikthyer në këtë festival është edhe Rovena Dilo, shkruan lajmi.net.

Rovena garon me këngën “Ke le për mu”, që është shkruar nga vetë këngëtarja, ndërsa për muzikën është përkujdesur Adrian Hila.

Rovena është një ndër gjysmë-finalistet e këtij edicioni të festivalit dhe do të performojnë në natën e dytë të ‘Kënga Magjike 2017’ e cila mbahet të enjten (7 dhjetor).

Më poshtë mund ta dëgjoni projketin e ri të Rovena Dilos, këngë kjo e cila e rikthen këngëtaren në festival përsëri.