Bleona ‘thyen’ rregullat, ja si shfaqet në mes të rrugës

Showbiz December 05, 2017 - 09:52

Këngëtarja Bleona Qereti është ndër femrat më tërheqëse shqiptare.

Ajo tash e sa vite është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën në Amerikë, shkruan lajmi.net.

Bleona është shumë aktive në rrjete sociale duke publikuar vazhdimisht imazhe nga përditshmëria e saj.

Ajo nuk e ka aspak problem të shfaqet e zhveshur tërësisht, e për këtë gjë shpesh herë është kritikuar, por kritikat nuk i kanë bërë aspak përshtypje.

Në një fotografi që ka publikuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram, Bleona shfaqetme të brendshme në mes të rrugës, ndërsa sipër kishte veshur një pallto gëzofi.

Meqenëse ka treguar se po punon rreth projekteve të reja për turneun që do të fillojë shpejt, këngëtarja ka shtuar dyshimet se kjo skenë është nga xhirimi i ndonjë videoklipi të ri.