Gold Ag me urim special për 28 Nëntor

Showbiz November 28, 2017 - 10:49

Sot bëhen 105 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.

Për këtë ditë që festojmë sot, kanë dhënë jetën shumë, andaj urohet në mënyrë sa më të veçantë, shkruan lajmi.net.

Që në orët e para të ditës së sotme estrada kanë filluar urimet në mënyra nga më të ndryshmet, por të gjithë me mesazh të njëjtë.

Reperi Gold Ag ka uruar për këtë ditë në mënyrë të veçantë me disa fotografi, në njërën prej tyre ai shfaqet bashkë me Luan Krasniqin dhe i la mbishkrimin “Urime shqiptar”.

Në fotografinë tjetër ai pozoi bashkë me disa prej ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe shkroi “JETOJ NË EPOKËN E UÇK-së”.

Po ashtu, ai publikoi një fotografi me flamuri kombëtar ku shkroi “RUAJE FLAMURIN VLLA , SOT SE NESËR BAHET VONË / NGJYRËN BRËNDA QË E KA , E KA SKUQUR GJAKU JONË  [ë]  URIME GJITHË KOMBIT SHQIPTAR”.

Image

Image