Ardit Gjebrea i rikthehet muzikës, paralajmëron duetin e ri

Showbiz November 24, 2017 - 14:17

Prezantuesi i emisionit “E diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea do t’i rikthehet skenës muzikore përsëri. Ai së fundmi ka paralajmëruar këngën e tij të re, e cila do të jetë një duet me Anna Gjebrean, transmeton Zeri.info

I njohur për zërin e tij të mrekullueshëm, Arditi do të marrë pjesë në festivalin më të madh shqiptarë ‘Kënga Magjike 2017’, në të cilën është vetë producent i këtij festivali.

Dueti mes Ardit Gjebreas dhe Anna Gjebreas titullohet “Për ty”, e cila këngë po incizohet në studion e Darko Dimitrit, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar Olti Curri. /ZERI

Image