Gisele Bundchen, pas 15 vitesh humb titullin e modeles më të paguar, ja kush ia rrëmbeu - (Foto)

Showbiz November 22, 2017 - 12:40

Për 15 vite me radhë, supermodelja braziliane Gisele Bundchen, ka qenë e pa konkurrencë kur bëhej fjalë për modelen më të paguar në botë. Por tani mbretërimit të saj i ka ardhur fundi, pasi një bukuroshe shumë më e re në moshë, është shpallur si modelja më e paguar në botë, transmeton Zeri.info.

Image

Bëhet fjalë për zeshkanen Kendall Jenner, e cila kryeson listën e modeleve më të paguara për vitin 2017. Modelja 22-vjeçe, gjatë vitit të fundit ka arritur të fitoj 22 milionë dollarë, duke mposhtur kështu legjendën Gisele Bundchen.

Image

Kjo bukuroshe ka arritur të siguroj një varg marrëveshjes me shtëpitë më të mëdha të modës por edhe gjigantët e kozmetikës, përfshirë edhe rolin e ri si ambasadore e ‘Estée Lauder’ si dhe përfaqësuese e Adidas dhe La Perla. Po ashtu, muza e modës ka shëtitur pistave të modës për brendet ‘Chanel’, ‘Fendi’ ‘Calvin Klein’.

Image

Por kjo nuk është e tëra, pasi ylli i modelimit ka nxjerr në treg një varg koleksionesh me emrin ‘Kendall + Kylie’, të cilët i ka realizuar me motrën e saj Kylie Jenner. Por Gisele nuk ishte shumë prapa saj, pasi është renditur e dyta me një fitim prej 17.5 milionë dollarë, por që është as sa gjysma e shumës që ajo ka fituar një vit më parë.

Image

Chrissy Teigen, e cila ka bërë të ditur se është sërish shtatzënë, është e treta në këtë listë, çka është hera e parë që ajo ka arritur të futet në këtë listë të top-dhjetë modeleve më të paguara në botë.

Ajo gjatë vitit të fundit ka fituar 13.5 milionë dollarë. Top-dhjetëshen e modeleve më të paguara në botë, e përbëjnë Adriana Lima me 10.5 milionë, Rosie Huntington-Whiteley (9.5 mil), Gigi Hadid (9.5 mil), Karlie Kloss, (9 mil), Liu Wen (6.5 mil), Bella Hadid (6 mil) dhe Ashley Graham (5.5 mil)./ZERI