A i’a dinte Çun Lajçi hallin të bijës?

Showbiz November 21, 2017 - 22:33

Aktorja Bubulina Lajçi ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare. Në raportin e policisë, thuhet se ajo është gjetur pa shenja jete në lagjen Dardania të Prishtinës, shkruan Kosovarja.

I ati i saj, aktori Çun Lajçi, akuzon portalet se po shpifin rreth arsyes së vdekjes së Bubulinës. Ai, thotë se vajza e tij ka vdekur në prehrin e të ëmës. Aktori, shton se mediat po bëjnë lajme sa për klikime, kur po flasin për arsyen e vdekjes, që deri më tani thuhet të jetë mbidoza.