Gold Ag ia thotë këngës me çifteli bashkë me Rexhep Selimin

Showbiz November 20, 2017 - 11:36

Reperi Gold Ag ishte në mesin e artistëve që dje kryen obligimin qytetar, pra atë të votës.

Madje, ai çdo herë publikon fotografi nga vendvotimet dhe i fton qytetarët të dalin e të votojnë, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, ai e kishte bërë publike edhe atë se kujt ia ka dhënë votën, përveç se e kishte treguar përmes fotografisë se votoi për Shpend Ahmetin, Goldi u pa edhe në festën që ata organizuan në kryeqytet.

Pasi kanë përfunduar festën në sheshin e kryeqytetit Gold Ag bashkë me Rexhep Selimin e disa të tjerë, vazhduan festën nën ritmet e këngës me çifteli.

Ai këndonte bashkë me Selimin këngën “Nëna loke”, kurse mbishkrimi që i kishte lënë videos është “KANGA E FITORES  [ë] ”.

Më pastaj, Gold Ag pranoi edhe një flamur të UÇK-së si dhuratë nga Rexhep Selimi për të cilën shkroi “Dhuratë nga vëllau Rexhep Selimi, flamuri i UÇK-së. Do ta ruaj gjeneratë pas gjenerate  [ë]  “. 

Image

 

 

KANGA E FITORES ë @rexhepselimi_10

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on