Valdete Idrizi e Mimoza Kusari shkëlqejnë me dukjen e tyre

Showbiz November 19, 2017 - 13:28

Sot (e diel) në Kosovë po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2017.

Qytetarët e Kosovës kanë dalë për të kryer obligimin e tyre qytetar, teksa balotazh ka në gjithsej 19 komuna të Kosovës, shkruan Telegrafi.

Nga këto 19 komuna, vetëm dy janë kandidate nga gjinia femërore, e ato janë Valdete Idrizi nga radhët e PDK-së në Mitrovicë, dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa në Gjakovë.

Dy femrat e vetme kandidate për kryetare komunash, kanë kryer sot obligimin e tyre qytetar.

Ato ishin kujdesur që në këtë ditë nga e cila shpresojnë fitoren, të duken bukur dhe elegante, me aspiratën që do ta fitojnë garën komunale.

Valdete Idrizi votoi sot në shkollë fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, shoqëruar nga e ëma e saj.

Image

Valdete Idrizi voton e shoqëruar nga e ëma e saj

E njëjta kishte vendosur që të vishej mjaft elegante, me një pallto të kuqe, kombinuar pantallona të zeza dhe shall rreth qafës.

Ajo bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votim, ndërsa në këtë balotazh ajo konkurron kundër Agim Bahtirit nga radhët e AKR-së.

Kështu dukej sot në votim kandidatja nga radhët e PDK-së në Mitrovicë, Valdete Idrizi

Ndërkohë, në anën tjetër Mimoza Kusari-Lila, përmes rrjetit social Facebook bëri të ditur se një ditë si kjo, ajo e nisi me një dalje për vrap në parkun e Gjakovës.

Mimoza ka kryer sot obligimin e saj si qytetare në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, teksa në garën për këtë komunë ajo garon me kandidatin tjetër nga radhët e AAK-së, Ardian Gjinin.

Image

Mimoza Kusari e nisi ditë herët me vrapin e mëngjesit. Burimi i fotos: Facebook

Mimoza dukej tejet elegante, veshur në një fustan ngjyrë vjollcë, kombinuar me një pallto të zezë, e cila përkonte me atmosferën e stinës.

Kusari-Lila për në vendvotim, u shoqërua nga bashkëshorti i saj Agron Lila.