Çka po ndodh me çiftin? Afrona nuk e pret Bleron në aeroport

Showbiz November 17, 2017 - 18:01

Këngëtari Blero Muharremi shpesh udhëton drejt Zvicrës.

Përpos mbrëmjeve muzikore që i ka në këtë shtet, ai shkon atje te e dashura e tij Afrona, pasi kjo e fundit jeton në Zvicër, shkruan lajmi.net

Por, nëse mendoni që është Afrona është ajo që e pret Bleron në aeroport, jeni gabim. Kjo se, përmes disa fotografive të hedhura në rrjetet sociale, Blero ka treguar se ai pritet nga miku i tij Liridon Gashi, një mik shumë i afërt i tij, të cilin në këtë vend e ka krah të djathtë.

Arsyeja se përse sonte Blero është në këtë vend, është se ka koncert. Por, nga burimet të afërta të lajmi.net me këngëtarin kanë bërë të ditur që Blero nesër do të vij me një këngë të re, surprizë për fansat e tij të shumtë.

Image