Leonardo Di Caprio darkon me një supermodele të re

Showbiz November 17, 2017 - 15:30

Aktori i famshëm hollivudian, Leonardo Di Caprio mori pjesë në ankandin e Christie të pikturës  së Leonardo da Vinçit “Salvator Mundi” (Shpëtimtari i Botës), e cila u shit për 450.3 milionë dollarë një blerësi të panjohur. Di Caprio më pas darkoi në restorantin ‘Esiatoria Milos’ me disa shokë, duke përfshirë edhe supermodelen 22 vjeçare Sarah Synder, e cila ishte e dashura e Jaden Smithit, transmeton Zeri.info.

Sipas Paage Six, thuhet se DiCaprio 43-vjeç dhe Synder janë "vetëm miq" dhe se ata ishin atje me një "grup më të madh njerëzish". Synder thuhet se u nda nga aktori Smith para një viti pasi u akuzua se ajo vodhi një çantë prej 15,995 dollarë nga qendra tregtare ‘Bypass 117’ në Nju Jork. Di Caprio njihet si adhurues i madh i supermodeleve, prandaj nuk është çudi nëse arrin të pushtoj zemrën e bukuroshes./ZERI