Këngëtarja e famshme akuzohet për rrahje të burrit!

Showbiz November 17, 2017 - 11:47

Tema e abuzimeve dhe maltretimeve fizike, për fat të keq është ende e pranishme, si në jetën e personave të thjeshtë, ashtu edhe të atyre që dominojnë botën e shoubiznesit, transmeton Zeri.info.

Image

Njëra prej tyre është edhe këngëtarja e famshme Janet Jackson. Ajo dhjetë muaj më parë ka sjellë në jetën fëmijën e saj të parë, ndërsa tani ka parashtruar kërkesën për divorc dhe planifikon të inicioj padi kundër ish bashkëshortit Visam Al Man, për keqtrajtim të supozuar.

Dyshja tashmë është para gjykatës, ku po merren vesh rreth kujdestarisë ndaj djalit të tyre, mirëpo, në një proces tjetër gjyqësor, miliarderi nga Katari ka dhënë detaje që pak kush i ka ditur.

Visam ka theksuar se në të vërtetë është ai që ka përjetuar abuzime të shumta nga ish bashkëshortja e tij dhe se ishte Janet që e ka rrahur dhe maltretuar. Këtë e ka konfirmuar edhe një burim i afërt me çiftin e famshëm.

“Janet e ka maltretuar Visamin. E ka rrahur kur ajo nuk mund të mbeste shtatzënë dhe vazhdimisht e ka ofenduar”, ka thënë ky burim  dhe ka paralajmëruar se ka dëshmitarë për këtë, duke shtuar se Janet është shumë më e tmerrshme se sa që paraqitet në publik.

Janet kërkon kujdestarinë e plotë mbi djalin, ndërsa nga pasuria e Visamit, ka thënë se nuk e dëshiron asnjë cent./ZERI