Ndërpret koncertin dhe kërcënon fansin: Nëse nuk ndalon së prekuri ato vajza, do ta pësosh keq! - (Video)

Showbiz November 17, 2017 - 11:15

Përderisa këtyre ditëve shumë yje të famshëm po akuzohen për abuzim seksual, një këngëtar i famshëm ka dhënë një shembull krejtësisht tjetër, transmeton Zeri.info.

Gjatë mbajtjes interpretimit në një klub nate në Australi, pas përfundimit të koncertit në Sidnei,  reperi i famshëm Drake kishte vërejtur se njëri nga të pranishmit në klub po i ngacmonte vajzat në publik.

Dhe Drake menjëherë e kishte ndërprerë interpretimin dhe duke ia drejtuar gishtin fansit, i kishte thënë: “Nëse nuk e ndërpret së prekuri ato vajza, do të vi atje dhe do ta pësosh keq”. Publiku e kishte pritur me ovacione, ndërsa reperi e kishte përsëritur se nuk është duke bërë shaka.

“Nëse menjëherë nuk i ndal ngacmimet, do të zbres dhe do të shkatërroj”, e kishte përsëritur ai dhe kishte vazhduar interpretimin./ZERI