Memli zbulon dy politikanët më të cilët kanë qenë në një bankë në shkollë

Showbiz November 14, 2017 - 13:24

Memli Krasniqi të premtën ishte protagonist i rubrikës “Kë zgjedh” të emisionit ‘Mirage’, i cili është prodhim i Lajmi.net.

Rubrika e cila vë në siklet fytyrat publike për të zgjedhur mes emrave të njohur, këtë herë e kishte cak Memli Krasniqin.

Pasi që para se të bëhej politikan ai ka qenë reper i njohur, Memli kishte për detyrë të zgjedhte mes emrave të estradës dhe atyre të politikës.

Përveç se përmendte një emër, Memli tregonte edhe arsyen se përse ishte pikërisht ai person që e zgjedhte mes opsioneve të dhëna, e në një rast të tillë ai zbuloi edhe se kush janë dy politikanët me të cilët ka qenë në një bankë në shkollë.

Për të kuptuar se kush janë ata politikanë dhe çka thotë Memli për ta, klikoni në videon e mëposhtme nga minuta 3:10.