Edhe një shqiptar triumfon në EMA, Ermal Meta fiton çmimin e këngës më të mirë italiane

Showbiz November 12, 2017 - 23:39

Në ceremonie e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’ është ndarë një çmim edhe për këngëtarin shqiptar, Ermal Meta.

Ai i ka mposhtur konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke dalë triumfues.

Këngëtari shqiptar e ka publikuar një video në rrjetet sociale për t’i falënderuar të gjithë ata që votuan për të.

Meta ishte një nga zërat më të miri të këtij viti në “Sanremo” dhe nuk kishte si të mos tërhiqte edhe vëmendjen e evenimentit më të madh muzikor në Evropë.

LEXO EDHE: Pasi fitoi çmimin në MTV EMA, ja çfarë thotë Dua Lipa

Ermali, i cili është me prejardhje nga Fieri i Shqipërisë, theu zemrat e të gjithëve me këngën e tij “Vietato Morire”, e cila trajtonte temën e dhunës në familje dhe i solli vendin e tretë në festivalin më të madh italian.

Kjo këngë ishte gjithashtu e nominuar në kategorinë “Vepra më e mirë italiane” në MTV EMA kishte konkurrentë këngëtarët e famshëm italianë, si Francesco Gabbani, Thegiornalisti, Fabri Fibra dhe Tiziano Ferro, transmeton telegrafi.

Dhe në fund, çmimi i takoi Ermalit, u cili njëherësh konsiderohej edhe favorit për ta fituar atë.