Kënga e saj del e para, kështu festoi Rita

Showbiz November 06, 2017 - 14:10

Këngëtarja Rita Ora nga puna e pandalshme që bën në muzikë arrin edhe të shpërblehet për gjithë atë mund.Së fundi, këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri me titull ‘Anywhere’, shkruan lajmi.

Që në ditët e para të publikimit, kënga është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë komente pozitive, po ashtu ka qenë në mesin e këngëve të para në top-listat botërore. Mbrëmë, Rita ishte njoftuar se kënga e saj ka dalë e para në iTunes duke lënë prapa emra të njohur të muzikës dhe këtë gjë e bëri të ditur edhe për fansat e saj përmes rrjeteve sociale.

Image

Ky fakt e gëzoi jashtë mase këngëtaren e cila festoi deri në orët e vona bashkë me shoqëri në një lokal në Londër dhe u kujdes për fansa që t’u sjellë disa pamje. Në një video të postuar në Instagram, Rita shihet duke u argëtuar pas lajmit që mori dhe vallëzon nën ritmet e muzikës.