Kur ngushëllimin e gjejnë në alkool

Showbiz October 19, 2017 - 08:49

Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa të shihet një femër e bukur dhe e re e bërë “dërrasë” nga alkooli. Nëse kësaj ia shtojmë edhe faktin që të jetë e famshme vështirë që sjellja e saj mund të kalojë e pavërejtur.

Ne kemi përzgjedhur disa yje të cilat shpesh i janë dorëzuan pijes, të cilat shpesh kanë ditur të bëjnë edhe gjëra të pahijshme e që u kanë rënë në sy të gjithëve, transmeton "Zeri.info".

Dikur bukuroshja më e dëshiruar në botë shumë shpejt u ballafaqua me “jetën e shthurur”. Pamela Anderson disa herë është parë nën ndikimin e alkoolit duke u munduar që të mbajë baraspeshën në take dhe ta mbajë shprehjen normale të fytyrës. 

“Problemet e shumta me të cilat është përballur në jetën e saj e detyrojnë këtë bukuroshe që shpesh ngushëllimin ta gjejë në alkool. Ajo disa herë ka shkuar në rehabilitim por pa sukses, ndonëse kohën e fundit e ka zvogëluar sasinë e alkoolit që e konsumon”, tha një mik i afërt i Pamelas, përcjell "Zeri.info".

Modelja legjendare Cindy Crawford gjithmonë ka qenë model i bukurisë dhe i sjelljes së një dame të vërtetë.

Megjithatë, edhe ajo ka ditur që të bëhet pjesë e “netëve të trenta” dhe ta teprojë në pije. Natyrisht edhe kjo nuk shpëtoi pa u vërejtur.

Problematiken Kate Moss publiku shumë herë e kishte parë në gjendje aspak të mirë nën ndikimin e pijeve të ndryshme. Biondina e dobët dhe e brishtë kohë të gjatë e shkatërroi shëndetin dhe pamjen. Për fat u qetësua qëkur u martua. 

“Ajo sapo u martua ‘e harroi’ alkoolin. Edhe pse pi ndonjëherë ajo më kurrë nuk dehet”, tha një mik i modeles, transmeton "Zeri.info".

Edhe ylli i njohur Jessica Simpson pëlqen që të argëtohet mirë dhe t’i dorëzohet alkoolit.

Edhe në gjendje të dehur Jessica është shumë simpatike dhe e buzëqeshur, por atë “e tradhtojnë” flokët e shprishura dhe mosqëndrimi i drejtë në take. /ZËRI/