Këto janë fjalët e para të Labit pas martesës

Showbiz October 18, 2017 - 10:25

Këtë vit kemi pasur shumë martesa të yjeve të njohura të estradës.

Por, moderatori i njohur Labinot Gashi-Labi do të përmbyllë këtë vit me dasmën përrallore të tij, transmeton Gazeta Express.

Në një ambient tejet luksoz, me afro 700 të ftuar, Labi dhe e fejuara e tij Qendresa kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Këngë e valle hiç pa ndalur, këto e karakterizuan dasmën e Labit.

Për atmosferën e mrekullueshme ishin kujdesur shumë artistë të etradës si Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi-Dani, Shkurte Gashi, NRG Band, Muharrem Ahmeti, Shyhrete Behluli.

Një ditë pas dasëm moderatori i njohur përmes një fotografie që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram ai ka falënderuar të gjithë ata që këtë ditë të veçantë për të e bënë sa më të bukur.

“‘Fal dashni dhe bota do t’jete e jona’, kjo thenie e permbledh gjithe dashnin, respektin, qe kemi marre ne keto dite feste per mua dhe Qendresen. Ceremonia e marteses tone eshte plotesuar prej secilit nga ju qe ishit pjese e urimeve te shumta, pjesmarrjes se gjithe secilit qe ju ftuam, dhe respektit te ndersjelle e dashurise se pafundme qe na dhane familjaret dhe miqte e ngushte.

Gjithe ceremonia e dasmes tone nuk do te kishte ngjyrat dhe shkelqimin qe pati pa punen e mrrekullueshme te ‘Grand Decor’. Shema, per punen tende dhe te ekipit, ne s’kemi fjale e veper qe ta kompenzojme.

Hmmm, nuk kemi aq shume duar per te duartrokitur perulesisht punen e mrrekullueshme te stilistit Kujtim Berisha. ‘Kujta & Meri’, me veshjet tuaja na keni vertetu se endrra me princin e princeshen behen realitet.

Faleminderit edhe stilistit Ylber Rukiqi

Kaci dhe Selma, ju jeni vule e bukurise. Jemi me fat qe ju patem pjese te festes sone. ‘Luxory Palace’ ne Prizren, ndjenja qe na dhate ne dhe mysafireve tane nuk ka te paguar. ‘XL Films’, ju faleminderit qe kujtimet me xhirimet dhe fotografite tuaja na i keni be te perjetshme.

Dasma me lule plote na dha aromen e mrrekullueshme te nje jete te re. Faleminderit ‘Lulishtja Labi’. Nga zemra, miqesisht dhe perjetesishte, faleminderit dhe dashni per yjet; Ramadan Krasniqi -Dani, Sabri Fejzullahu, Meda, Shkurta Gashi, NRG Band, Grupi Fama, Dj Dagz, Dj PM, Big Mama

Faleminderit Mediave per hapesiren mediale, respektin dhe mbulueshmerine e ceremonise tone.

Vllaqko, Atdhe, t’faleminderit qe nuk u lodhe dhe nuk u kurseve qe gjithe cka te shkoj si duhet,bashk me Nanen,Albin,Enisin,Endritin,Gentin. Edhe nje falenderim per“Kosova Limo”

Dashni per krejt ata qe nuk kursyen kohen per te na uruar.

Me respekt,

Labi dhe Qendresa.”, kishte shkruar Labi.


Ndryshe, dasma e Labit ishte dy ditë. Në ditën e parë të dasmës Labi kishte marrë nusen e tij me tren, gjë që nuk është parë deri më tani.