Natalie Portman zbulon sekretin e lëkurës së saj

Showbiz October 17, 2017 - 09:27

Aktorja e njohur izraelito-amerikane, Natalie Portman, ka zbuluar sekretin e saj për lëkurën e saj të magjishme.

Portman, e cila është figurë e njohur pasi është pjesë e markës Dior, ka thënë se tek gjendja e saj e mirë e lëkurës fshihet një sekret për të cilin ajo tha se duhet të jesh strikte.

Natalie, që po ashtu është dhe aktore fituese e “Oscar”-it, ka zbuluar se ajo ka pranuar një dietë vegane, duke larguar kështu nga dieta e saj vezët e tundura dhe qumështin, transmeton "Zeri.info".

Pra, ajo shton se të jesh vegjetarian do të thotë të ushqehesh ekskluzivisht nga bimët, pra të mos konsumosh as mish dhe as nënproduktet e mishit, produktet bulmetore dhe vezët.

Me një dietë të tillë aktorja e njohur ka thënë se ka arritur sukses në përmirësimin e gjendjes së lëkurës së saj duke u dhënë fund problemeve dhe akneve.

”Unë jam një vegane. Dhe gjej lëkurën time edhe më të shëndetshme sesa kur ushqehesha me gjëra të ndryshme”, është shprehur ajo për “The Cut”.

Natalie bashkohet me një mori fytyrash të famshme që kanë praktikuar një stil jetese me bazë bimore, duke përfshirë Jared Leto dhe Alicia Silverstone. /ZËRI/