Si ishte mashtruar Stallone nga Schwarzenegger?

Showbiz October 17, 2017 - 09:03

Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone në ditët e sotme janë miq shumë të mirë, mirëpo nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Njëri prej këtyre rasteve ishte kur Schwarzenegger kishte bërë një plan që ta fuste në kurth Stallonen për të luajtur në një film të keq.

Skenari i filmit “Stop! Or My Mom Will Shoot” fillimisht i ishte paraqitur Arnoldit, mirëpo ai e kishte refuzuar.

Mirëpo para se ta refuzonte ai ishte shfaqur sikur të ishte i interesuar në mënyrë që Sly ta kapte karremin dhe ashtu ndodhi, transmeton "Zeri.info".

 “E lexova skenarin. Ishte shumë i keq. Ju e dini se edhe unë i kam bërë disa filma që shkuan drejt e në tualet apo ishin të këqij. Por ky ishte vërtet i keq. Prandaj unë u shtira, duke qenë se ishte gjatë luftës sonë i thash vetes: ‘Do të shtirem sikur jam tejet i interesuar’. E dija mënyrën si funksiononte në Hollywood. Pastaj do të kërkoja shumë para. Ndërsa ata do të thoshin: ‘Le ta marrë rolin Sly’. Ndoshta mund ta marrim më lirë.

“Kështu ata shkuan te Sly dhe i thanë: ‘Schwarzenegger është i interesuar. Shikoji xhirimet nga shtypi. Ka folur për këtë. Nëse dëshiron t’ia rrëmbesh, e ke mundësinë’. Dhe ai e mori! Filmi u dha premierë në vitin 1992 dhe kishte marrë kritika shumë negative nga ekspertët e filmit”. /ZËRI/