Labi e merr nusen me tren, pamje nga ceremonia

Showbiz October 15, 2017 - 16:18

Moderatori Labinot Gashi sot po i jep fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me Qëndresa Bajramin.

Labi kishte përzgjedhur datën 15 tetor si datë të kurorëzimit meqë me këtë datë ai feston edhe ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Labi ka vendosur që mënyrën e marrjes së nuses ta bëjë më ndryshe prej të tjerëve, dasmorët do shkojnë ta marrin Qëndresën me tren.

Lajmi.net ju sjell pamje ekskluzive nga ambienti i rregulluar posaqërisht për këtë ditë, ku shihen balonat dekoruese dhe gjithçka tjetër gati për këtë dasmë.