Ja cilit politikan i ka kënduar mbrëmë Mihrije Braha (FOTO)

Showbiz October 14, 2017 - 12:38

Jo rrallë herë kemi parë që këngëtarët e estradës të jenë pjesë e ndonjë tubimi politik.

Ata shpesh përformojnë për elektoratin e ndonjë partie politike. E këtë po e bënë edhe këngëtarja Mihrije Braha së bashku me bashkëshortin e saj Naim Abazi.

Të dy ata e kanë zgjedhur Lidhjen Demokratike të Kosovës për të kënduar për elektoratin e këtyre të fundit, shkruan zeri.info.

Mihrje Braha dhe Naim Abazi kanë qëndruar mbrëmë në komunën e Fushë Kosovës për të përformuar në mbrëmjen e organizuar nga kandidati I LDK-së për kryetar komune, Burim Berisha, në një tubim me gratë e kësaj komune.

Kujtojmë se partitë politike janë në fushatë zgjedhore, zgjedhjet e të cilit do të mbahen më 22 tetor./Zeri

 

Image
Image