Ja kujt i thot 'baby' Agon Amiga (Foto)

Showbiz September 25, 2017 - 14:17

Reperi Agon Amiga është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndonëse nuk është shpesh herë aktiv.

Megjithatë ka raste kur Amiga ndan me fansat ndonjë imazh nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, ai ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaq veturën e tij më të re lukzoe.

Reperi ka blerë një makinë të re “Mercedes”, të cilën në fotografi e quan “My baby”.

Ngjyra e zezë mesa duket është ndër të preferuarat e tij, përderisa ka vendosur që veturën e tij të re ta ketë në këtë ngjyrë. /Telegrafi/